Një ndërtese e “Lesna-s” në lagjen Kalabria në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes shihet autoambulanca, policia dhe ekipet tjera të nevojshme.
Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i Prishtinës Përpairm Rama.
Disa persona po trajtohen nga ekipet mjekësore, kryesisht nga probleme të shkaktuara nga tymi si pasojë e zjarrit që kaploi një ndërtesë në Emshir të Prishtinës. Aktualisht po vazhdon evakuimi i banorëve të ndërtesës. /Gazeta Express
Zjarri në ndërtesën në Prishtinë, policia: Disa persona janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore