Zjarri në një banesë në Pejë, hospitalizohen 13 persona shkaku i tymit, gjendja e tyre jashtë rrezikut për jetë - Gazeta Express
string(109) "zjarri-ne-nje-banese-ne-peje-hospitalizohen-13-persona-shkaku-i-tymit-gjendja-e-tyre-jashte-rrezikut-per-jete"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 12:19

Zjarri në një banesë në Pejë, hospitalizohen 13 persona shkaku i tymit, gjendja e tyre jashtë rrezikut për jetë

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 12:19

Spitali i Pejës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot kanë pranuar 13 pacientë me probleme me frymëmarrje që dyshohet se janë shkaktuar nga tymi një zjarri të ndodhur në një banesë të qytetit.

7 pacientë po trajtohen në Repartin e Pediatrisë, ndërsa 6 pacientë të tjerë në Emergjencën e Spitalit e Pejës.

Spitali i Pejës ka njoftuar se pas trajtimit të nevojshëm mjekësor, gjendja e të gjithë pacientëve është stabile, nën monitorim dhe jashtë rrezikut për jetën, dhe pritet që të lirohen.