Zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes pas gjashtë ditësh - Gazeta Express
string(66) "zjarri-ne-landfillin-e-elbasanit-drejt-shuarjes-pas-gjashte-ditesh"

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2025 16:10

Zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes pas gjashtë ditësh

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2025 16:10

Pas gjashtë ditësh me përpjekje intensive, zjarri që përfshiu landfillin e qytetit të Elbasanit është drejt shuarjes së plotë. Sipas autoriteteve vendore, mbi 95% e flakëve janë neutralizuar, ndërsa pjesa e mbetur përbëhet kryesisht nga avuj dhe gazra që vijnë si pasojë e djegies së materialeve plastike dhe mbetjeve të tjera.

Në terren kanë qenë të angazhuara pa ndërprerje forcat e zjarrfikësve të Elbasanit, strukturat e emergjencave civile, përfaqësues të ushtrisë, si dhe zjarrfikës nga qarqe të tjera, mes tyre nga Tirana, Kamza, Berati dhe Fieri. Ndihmë e konsiderueshme ka ardhur edhe nga kompani private të zonës, që kanë kontribuar me mjete dhe logjistikë.

Operacioni i shuarjes së zjarrit është konsideruar si një nga më sfiduesit e dekadës së fundit, për shkak të natyrës së mbetjeve të përfshira, të cilat kanë shkaktuar flakë mbytëse dhe ndotje të shtuar.