Zjarri në Kodrën e Minatorëve u ndez qëllimshëm, Policia e arrestoi një 42 vjeçar shqiptar pas disa orë kërkimesh - Gazeta Express
string(112) "zjarri-ne-kodren-e-minatoreve-u-ndez-qellimshem-policia-e-arrestoi-nje-42-vjecar-shqiptar-pas-disa-ore-kerkimesh"

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 20:45

Zjarri në Kodrën e Minatorëve u ndez qëllimshëm, Policia e arrestoi një 42 vjeçar shqiptar pas disa orë kërkimesh

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 20:45

Një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë një sipërfaqe të hapur me barishte në lagjen Kodra e Minatorëve në Mitrovicë të Veriut, më 26 korrik 2025, rreth orës 15:45.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari për zjarrvënien është Zenun Mustafa, rreth 42-vjeçar, i cili fillimisht ishte në arrati, por rreth orës 21:00 është arrestuar nga Policia.

Pas lokalizimit të zjarrit nga zjarrfikësit dhe intervenimit të Policisë, është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka autorizuar inicimin e rastit “Zjarrvënie”.

Mustafa është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim për 48 orë.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.