Vatrat e zjarrit në Gramsh, vijon të jenë aktive, duke rrezikuar jetën e banorëve. Flakët kanë shkrumbuar Fshati Shimër, Bletas dhe Skënderaj. Banorët e fshatit Skënderaj prej ditës së djeshme braktisën banesën zbathur për ti ikur flakëve e kur të kthehen druajnë se nuk do të gjejnë asgjë veç shkrumb e hi.
Banorët shprehen se nuk dinë as si do të jenë ditët në vijim pasi zjarri u ka marrë të vetmen pasuri që kishin.
“Në Skënderbegas, na ra zjarri në orën 11 -12 , Ne ikëm. Erdhën me helikopterë kur ne po iknim. Kemi lënë pas shtëpinë, bagëtinë. Jemi në qiell të hapur. Na janë bërë dëme të mëdha. Morëm fëmijët e ikëm.. unë ika zbathur..Kur ikëm ne po vinte ushtria e helikopterët.. janë djegur bagëti e lopë. duam ndihmë nga shteti,” tha banori për Syri TV.