Vihet nën kontroll situata në Gramsh. Të gjitha vatrat e zjarrit tashmë janë fikur dhe banorët po kthehen në shtëpitë e tyre.
Strukturat e emergjencave kanë kërkuar që të mbahet nën kontroll çdo vatër, pasi rreziku i riaktivizimit ekziston edhe pas fikjes.
Roje pylli, zjarrfikës e vullnetarë vijojnë të jenë të shpërndarë në terren për çdo riaktivizim të mundshëm. Nga ana tjetër, po punohet për rikthimin e energjisë elektrike dhe ujit në fshatrat e prekur.