Një depo e hekurishteve në fshatin Bibaj të Ferizajt është përfshirë nga flakët sot rreth orës 13:40.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot , rreth orës 13:40 kemi pranuar një informacion se në fshatin Bibaj të Ferizajt në një depo hekurishte ‘’Mbrojtja e Ambientit’’ është një zjarr”, tha Veseli.
Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë dhe zjarrfikësit.
Sipas Veselit, nuk është raportuar për të lënduar. /GazetaExpress
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...