Zjarri i afrohet rrugës, mbyllet kufiri Kosovë-Maqedoni e Veriut në Glloboqicë - Gazeta Express
string(77) "zjarri-i-afrohet-rruges-mbyllet-kufiri-kosove-maqedoni-e-veriut-ne-glloboqice"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 16:25

Zjarri i afrohet rrugës, mbyllet kufiri Kosovë-Maqedoni e Veriut në Glloboqicë

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 16:25

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është mbyllur pika kufitare e Glloboqicës që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut për shkak të përhapjes së zjarreve.

Kjo qendër tha se janë njoftuar nga pala maqedonase se zjarr i madh është afruar afër rrugës së fshatit Jazhincë  dhe se për shkak të rrezikut është ndërmarrë masa.

“Ju njoftojmë se rreth orës 15:40, nga pala Maqedone jemi njoftuar, që për shkak të zjarrit te madh që është afruar afër rrugës së fshatit Jazhincë  dhe rrezikut nga zjarret, me urdhër  të Ministrisë së Punëve  të Brendshme dhe shtabit të krizave të Republikës së Maqedonisë Veriore është mbyllur kufiri RKS-RMV në PKK Glloboqicë”, thuhet në njoftim./Express/

*Fotografia në lajm ilustruese