Zjarri që ka përfshirë fshatin Lubizhdë të Prizrenit ka djegur edhe një prej stallave të një banori.
Banorët e fshatit në pamjet e publikuara në rrjete sociale shihen duke bërë përpjekje të shpëtojnë lopët të cilat kanë qenë brenda.
Nuk dihet ende dëmi i shkaktuar tek numri i bagëtive që kanë qenë brenda, derisa disa prej lopëve që kanë arritur të dalin jashtë shihen në gjendje të rëndë.