‘‘Zjarrfikësit, heronj të ditëve tona’’, Lladrovci: Zjarri në Gjergjicë vazhdon të përbëj rrezik, ai në Golesh është me një intensitet më të ulët - Gazeta Express
string(137) "zjarrfikesit-heronj-te-diteve-tona-lladrovci-zjarri-ne-gjergjice-vazhdon-te-perbej-rrezik-ai-ne-golesh-eshte-me-nje-intensitet-me-te-ulet"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 18:20

‘‘Zjarrfikësit, heronj të ditëve tona’’, Lladrovci: Zjarri në Gjergjicë vazhdon të përbëj rrezik, ai në Golesh është me një intensitet më të ulët

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 18:20

Ramiz Lladrovci, kryetari i Drenasit, ka reaguar në lidhje me zjarret në këtë komunë, duke thënë se zjarrfikësit janë heronj të ditëve tona.

I pari i Drenasit, ka thënë edhe se, zjarri në Golesh për momentin është duke vazhduar me një intensitet më të ulët, ndërsa zjarri në Gjergjicë, vazhdon të përbëj rrezik edhe pse ka kaluar në pjesën e Balincës (Malishevë) dhe zjarrfikësit janë duke u përballë me flakët.

Postimi i plotë:

Zjarrfikësit, heronj të ditëve tona!

Në këto ditë të temperaturave të larta dhe zjarreve në komunën tonë, zjarrfikësit janë heronj që gjenden në mbrojtje të pronës publike dhe private të kërcënuar nga zjarri.

Zjarri në Golesh (Sankoc), për momentin është duke vazhduar me një intensitet më të ulët. Gjatë ditës së djeshme ishin në intervenim 6 zjarrfikës nga Drenasi, 6 zjarrfikës nga Prishtina, 4 zjarrfikës nga Lipjani dhe 27 ushtarë të FSK-së.

Në Gjergjicë, zjarri vazhdon të përbëj rrezik edhe pse ka kaluar në pjesën e Balincës (Malishevë) dhe zjarrfikësit janë duke u përballë me flakët. Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes për tu përballur me situatën. DShPE, është duke i furnizuar zjarrfikësit me pije dhe ushqim.

Uroj që përpjekja e zjarrfikësve të ketë sukses, sigurisht, po të isha në Kosovë, do të isha krah zjarrfikësve, heronjtë e këtyre ditëve.