Zjarrfikësit janë ata që shpeshherë iu referohemi si heronj, meqë janë të parë që përballen me rrezikun e madh të përfshirjes nga zjarret, por jo vetëm me to.
Se ata janë heronj dhe janë aty ku duhet, duke dëshmuar për humanizmin e tyre, i cili është regjistruar në një video të publikuar mbrëmë kur ata i ndihmojnë një qeni të ngecur brenda në një pusetë në qytetin e Suharekës.
Zjarrfikësit e Njësisë së Suharekës pasi që kanë marrë lajmërimin rreth orës 23:00, kanë intervenuar duke shpëtuar kështu qenin e ngecur.
Në video shihet se si një zjarrfikës hyn brenda pusetës ku po mbytej qeni.