Sot rreth orës 10:15, një hotel në Brezovicë është përfshirë nga flakët.
Një nga zjarrfikësit që ndodhet në vendin e ngjarjes ka bërë të ditur për Indeksonline se vendi i zjarrit është lokalizuar, por, sipas tij, pritet të shembet ndërtesa për arsye se është e djegur pjesërisht.
Për këtë incident më herët foli për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bën sigurimin e zonës përreth. Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme”, tha ai.
Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
“Për çdo informacion shtesë, do të bëjmë njoftime në vijim”, kishte thënë ai.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...