Zjarret në Shqipëri, Tahiri kritikon qeverinë: Asnjë lëvizje, kur iu duhen votat flamurin e vendosin në çdo cep   - Gazeta Express
string(109) "zjarret0-ne-shqiperi-tahiri-kritikon-qeverine-asnje-levizje-kur-iu-duhen-votat-flamurin-e-vendosin-ne-cdo-cep"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 17:13

Zjarret në Shqipëri, Tahiri kritikon qeverinë: Asnjë lëvizje, kur iu duhen votat flamurin e vendosin në çdo cep  

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 17:13

Besnik Tahiri nga AAK ka reaguar me problemin e zjarreve që kanë kapluar disa vende në Shqipëri, duke kritikuar qeverinë në detyrë në Kosovë. Tahiri ka thënë se kjo e fundit po hesht, dhe se e njëjta nuk e ka thënë ‘‘një fjalë e as një veprim të vetëm mbështetës’’.

Tahiri ka theksuar edhe se kur VV-së i duhen votat, ata e vendosin flamurin kombëtar ‘’në çdo cep’’.

‘‘Flamuri s’fik zjarrin!

Shqipëria po digjet qe disa ditë, e qeveria jonë veç hesht, një fjalë e as një veprim të vetëm mbështetës. Knej, kur ju duhen votat, e vendosin flamurin kombëtar në çdo cep. E kur shteti amë ka nevojë për ndihmë e kur duhet ndihmuar vllezërot e motrat tona me zjarrfikës e FSK, asnjë lëvizje. Patriotizmi matet me vepra, jo me fjalime e përralla’’, ka shkruar ai’’, ka shkruar ai.