Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) njofton se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 16 vatra zjarri në disa zona të Shqipërisë, nga të cilat dy mbeten ende aktive.
Njëra vatër ndodhet në fshatin Dhores, bashkia Skrapar, ku vijon ndërhyrja në terren. Ndërsa në Parkun Kombëtar të Lurës (Gurë-Lurë, bashkia Dibër), zjarri është vënë nën kontroll, por po monitorohet për siguri të plotë.
Zjarret e tjera janë shuar, përfshirë ato në Bulqizë, Delvinë, Selenicë, Himarë, Vlorë, Rrogozhinë, Kavajë, Lezhë, Korçë dhe Maliq.
Në operacion janë angazhuar 142 forca operacionale, 16 mjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë të Forcave të Armatosura, në bashkëpunim me autoritetet vendore.AKMC u bën thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë.
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...