Zjarret shkrumbuan disa fshatra, bashkisë së Gramshit i akordohet 3 mln lekë fond ndihmë - Gazeta Express
string(87) "zjarret-shkrumbuan-disa-fshatra-bashkise-se-gramshit-i-akordohet-3-mln-leke-fond-ndihme"

Shqiperi

Gazeta Express

03/09/2025 17:02

Zjarret shkrumbuan disa fshatra, bashkisë së Gramshit i akordohet 3 mln lekë fond ndihmë

Shqiperi

Gazeta Express

03/09/2025 17:02

Pas situatës së rënduar nga zjarret e muajit gusht në disa fshatra të Gramshit, Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka vendosur unanimisht të japë një fond ndihme prej 3.000.000 lekësh të reja për këtë bashki.

Ky fond synon të mbështesë Bashkinë e Gramshit në përballimin e kostove të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia, të lehtësojë barrën financiare të krijuar, si dhe të mundësojë rikuperimin e një pjese të territorit të dëmtuar.

Vendimi gjithashtu forcon bashkëpunimin ndërbashkiak dhe nxit frymën e ndihmës reciproke për përballimin e fatkeqësive natyrore dhe situatave emergjente.