Zjarret në vend, Emergjencat Civile bëjnë bilancin - Gazeta Express
string(49) "zjarret-ne-vend-emergjencat-civile-bejne-bilancin"

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2025 21:10

Zjarret në vend, Emergjencat Civile bëjnë bilancin

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2025 21:10

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09:00, deri në orën 20:30, datë 08.07.2025, janë raportuar 15 vatra zjarri. Nga këto janë shuar 11 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:1. Fshatin Mnelë e Madhe, njësia administrative Vig-Mnelë, bashkia Vau -Dejës2. Fshatin Karahaxhë, njësia administrative Finiq, bashkia Finiq3. Lagjen Nr 6, bashkia Kavajë.4. Fshatin Stajkë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës.5. Fshatin Porodinë, njësia administrative Qendër Bulgarec, bashkia Korçë6. Në lagjen  Gur i Bardhë, njësia administrative Dimal, bashkia Dimal,7. Fshatin Radësh, njësia administrative Qendër Skrapar, bashkia Skrapar8. Fshatin Togëz, njësia administrative Qendër Librazhd, bashkia Librazhd9. Fshatin Mbrostar, njësia administrative Mbrostar Ura, bashkia Fier10. Fshatin Katundi i Ri, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin11. Fshatin Mamëz, njësia administrative Kolsh, bashkia Kukës Aktualisht, janë aktive vatrat në: Qarku VlorëVendin e quajtur “Sotiran”, ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë. Zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në lartësi të malit. Në mbeshtetje të situatës u angazhuan Helikopteri Cougar dhe 40 forca ushtarake. Zjarri nuk paraqet rrezik për zona të banuara Qarku BeratFshatin Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në datën 05.07.2025. Në vendngjarje ditën e sotme u angazhohen 30 efektivë të MZSH me 7 automjete zjarrfikëse të bashkisë Poliçan, Berat e Skrapar, dhe 25 forca bashkiake. Në mbështetje të forcave erdhën edhe 20 trupa nga Forcat e Armatosura. Sot u punua punua për shuarjen e trungjeve brenda perimetrit të përshkuar nga zjarri. Vatra e zjarrit vazhdon të mbetet aktiv por nuk paraqet rrezik për zona të banuara për momentin.Qarku DibërVendin e quajtur “Fusha e Peladhisë”, njësia administrative Fushë Bulqizë, bashkia Bulqizë, vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të rrallë. Zjarri zhvillohet me intensitet të ulët dhe nuk përbën rrezik për tu përhapur në zona të pyllëzuara. Zjarri zhvillohet në 3 vatra të ndryshme në distancë nga njëra tjetra. Në terren gjatë ditës u angazhuan 2 automjete zjarrfikës të MZSH Bulqizë me 11 efektivë, 7 forca të Shërbimit Pyjor dhe 3 vullnetarë. Sipërfaqja e pëshkuar nga zjarri vlerësohet në rreth 17 ha.