Qendra për menaxhim me kriza kumtoi se sot në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 18 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat asnjë nuk është aktiv, 5 janë nën kontroll dhe 13 zjarre janë shuar.
Siç thuhet në kumtesën e QMK-së, nën kontroll janë vënë zjarret në komunën e Dollnenit te fshatrat Dollgaec – fshati Strovij ku digjet vegjetacion i ulët, në komunën e Gazi Babës te Deponia Vardarishtës, në komunën e Gjevgjelisë në malin Kozhuf, në komunën Makedonski Brod në zonën shumëfunksionale Jasen ku digjet pyll i përzier dhe në komunën e Likovës te fshati Nikushtak ku digjet pyll i përzier.
“Më datë 02/03.09.2025 deri në orën 7 në territorin e RMV-së ka gjithsej 18 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat asnjë nuk është aktiv, 5 janë nën kontroll dhe 13 zjarre janë shuar. Nën kontroll janë vënë zjarret në komunën e Dollnenit: fshati Dollgaec – fshati Strovij (vegjetacion i ulët), në komunën e Gazi Babës: Deponia Vardarishtës (mbeturina), në komunën e Gjevgjelisë: në malin Kozhuf (zjarr sipërfaqësor), në komunën Makedonski Brod: Zonë shumëfunksionale Jasen (pyll i përzier) dhe në komunën e Likovës: fshati Nikushtak (pyll i përzier)”, qëndron në kumtesën e QMK-së.
tag_katrorimaqedoni_2