Zjarret në Shqipëri, situatë alarmante: 4 vatra ende aktive, djegur rreth 6 hektarë bimësi - Gazeta Express
string(87) "zjarret-ne-shqiperi-situate-alarmante-4-vatra-ende-aktive-djegur-rreth-6-hektare-bimesi"

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2025 12:07

Zjarret në Shqipëri, situatë alarmante: 4 vatra ende aktive, djegur rreth 6 hektarë bimësi

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2025 12:07

Situata e zjarreve në Shqipëri mbetet shqetësuese. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive.

Më problematike është vatra në landfillin e Elbasanit, ku vijon puna për shuarjen përfundimtare me inerte dhe mbikëqyrje nga ekspertët për matjen e ndotjes së ajrit.

Vatra të tjera aktive janë:

  • Mes fshatrave Grazhdan dhe Malçan në bashkinë Finiq.
  • Në fshatin Bulticë, Njësia Vaqarr, Tiranë, ku ndërhyrja po bëhet edhe me helikopter Cougar.
  • Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, Bashkia Has, ku terreni i vështirë dhe era e mbajnë zjarrin të ndezur.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, si pasojë e zjarreve janë djegur rreth 6 hektarë bimësi. Në terren janë angazhuar 232 forca operacionale, 36 automjete zjarrfikëse, efektivë të Forcave të Armatosura, mjete të rënda dhe një helikopter Cougar për të vënë situatën nën kontroll.