Zjarret në Shqipëri, reagon Tedi Blushi: Vendi po përvëlohet, kryeministri vjedh me inceneratorët! Dorëheqjet janë pak - Gazeta Express
string(114) "zjarret-ne-shqiperi-reagon-tedi-blushi-vendi-po-pervelohet-kryeministri-vjedh-me-inceneratoret-doreheqjet-jane-pak"

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2022 22:53

Zjarret në Shqipëri, reagon Tedi Blushi: Vendi po përvëlohet, kryeministri vjedh me inceneratorët! Dorëheqjet janë pak

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2022 22:53

Pas përkeqësimit të situatës me zjarret në vendin tonë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi akuzon qeverinë se po djeg vendin, po shkrumbon pronat e qytetarëve dhe pasuritë publike!

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Blushi ka publikuar pamje nga zjarret në vend, teksa shkruan se Shqipëria po përvëlohet nga flakët, sepse “Rama vazhdon të vjedhë me Djegësat fiktivë (inceneratorët)”.

Lexo Edhe:

Reagimi i Tedi Blushit

SHQIPËRINË E MORI RAMA, I VU ZJARR!

Papërgjegjshmëria e Qeverisë po djeg vendin, po shkrumbon pronat e qytetarëve dhe pasuritë publike!

80% e banesave në Grudë-Fushë janë përpirë sot nga flakët! Ndërkohë në të gjithë vendin asnjë masë nuk po merret për parandalimin dhe fikjen e zjarreve.

Shqipëria po përvëlohet nga flakët, sepse Rama vazhdon të vjedhë me Djegësat fiktivë (inceneratorët).

Dhjetë vite në pushtet, duke grabitur papushim dhe vetëm justifikime për dështimet, me pasoja kaq kriminale!

Me korrupsionin e tyre po vrasin, me keqqeverisjen po shkatërrojnë ç’të mundin!

Dorëheqjet sot janë pak! Shpërdorimi i detyrës meriton ndëshkim ligjor!

/Gazeta Express