Zjarret në Memaliaj/ Nën monitorim vatra në malin e Sopotit, ende aktive flakët në majën e Golikut - Gazeta Express
string(96) "zjarret-ne-memaliaj-nen-monitorim-vatra-ne-malin-e-sopotit-ende-aktive-flaket-ne-majen-e-golikut"

Shqiperi

Gazeta Express

14/08/2025 10:26

Zjarret në Memaliaj/ Nën monitorim vatra në malin e Sopotit, ende aktive flakët në majën e Golikut

Shqiperi

Gazeta Express

14/08/2025 10:26

Në fshatin Koshtan, njësinë administrative Qesarat në Memaliaj zjarri i rënë më herët është mbajtur nën monitorim duke mos lejuar riaktivizimin e tij. Situata është e qetë, por mbetet në vëzhgim. Në bashkinë Tepelenë në zonat e raportuara më parë, Koder, Lekel dhe Hormovë, nuk ka më vatra aktive.

Në lartësitë mbi fshatin Peshtan, ndërhyrja nga toka nga trupat komando dhe MZSH Tepelenë, e mbështetur nga një helikopter, ndaloi përhapjen e flakëve. Megjithatë, në majën e Golikut mbetet aktive një vatër zjarri, në terren të thyer e të vështirë për ndërhyrje.

Në bashkinë Dropull, forcat zjarrfikëse dhe trupat e FA kanë vepruar nga lartësitë e fshatit Goricë deri në fshatin Haskovë, duke shuar flakët dhe shmangur rrezikun e kalimit të zjarrit nga Delvina në Dropull.

Në bashkinë Gjirokastër në malin e Sopotit, pranë antenave, forcat zjarrfikëse banorët dhe vullnetarët ndaluan përparimin e zjarrit që po afrohej nga Delvina drejt Gjirokastrës. Operacioni, i zhvilluar në terren të vështirë, përfundoi me sukses, dhe zona po mbahet nën monitorim. Në ndihmë të operacionit morën pjesë edhe MZSH e Dropullit dhe trupat e FA.