"Momente të vështira", "zjarret po vazhdojnë edhe në këto orë", Bedri Hamza shkon në Kqiq - detaje për situatën atje - Gazeta Express
string(75) "zjarret-ne-fshatin-kqiq-bedri-hamza-del-ne-terren-per-ta-percjelle-situaten"

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 21:05

“Momente të vështira”, “zjarret po vazhdojnë edhe në këto orë”, Bedri Hamza shkon në Kqiq – detaje për situatën atje

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 21:05

Kreu i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka reaguar për zjarret që kanë shpërthyer në fshatin Kqiq. Hamza ka thënë se tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes për ta përcjellë situatën.

“Sot gjatë gjithë ditës, banorët e fshatit Kqiq janë duke u përballur me zjarret, të cilat po vazhdojnë edhe në këto orë.Si Kryetar i Komunës së Mitrovicës, jam në vendin e ngjarjes për ta përcjellë nga afër situatën dhe për të bërë çdo gjë që mundem!”, ka shkruar Hamza.

Ai ka falënderuar zjarrfikësit të cilët po punojnë për të ndihmuar banorët në këto momente të vështira.

“Faleminderit nga zemra zjarrfikësve për profesionalizmin dhe përkushtimin, banorëve për bashkëpunimin dhe të gjithë atyre që po ndihmojnë në këto momente të vështira”, ka përfunduar Hamza./Express/