Strukturat e Emergjencave Civile të Shkodrës ndodhen aktualisht në terren, në fshatin Xath të Bashkisë Fushë-Arrëz, ku po koordinojnë veprimet me autoritetet vendore, Forcat e Armatosura dhe ekipet mbështetëse për izolimin e vatrës së zjarrit.
Në operacion është angazhuar edhe një helikopter, i cili ka mbërritur për të ndihmuar në ndërhyrje.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se po ndiqen të gjitha procedurat për të garantuar sigurinë e banorëve dhe për të përballuar situatën sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja.
“Strukturat e Emergjencave Civile në Shkodër ndodhen në terren, në fshatin Xath të Bashkisë Fushë-Arrëz, duke koordinuar veprimet me strukturat vendore, Forcat e Armatosura dhe helikopterin e mbërritur për ndërhyrje”, theksoi Ministria e Mbrojtjes në një njoftim.