Zjarret, Ministria e Bujqësisë apel qytetarëve për kujdes - Gazeta Express
string(56) "zjarret-ministria-e-bujqesise-apel-qytetareve-per-kujdes"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 10:17

Zjarret, Ministria e Bujqësisë apel qytetarëve për kujdes

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 10:17

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka dalë me reagim pasi Ballkani Perëndimor po përballen me situatë të vështirë me zjarret.

Kjo ministri u ka bërë apel  për kujdes qytetarëve.

“Ballkani Perëndimor është gjithnjë e më i ekspozuar ndaj rrezikut të zjarreve në natyrë — të nxitura nga temperaturat në rritje, thatësirat e zgjatura dhe pakujdesia njerëzore. Këto zjarre nuk shkatërrojnë vetëm pyjet — ato dëmtojnë komunitete, kafshë të egra dhe ekonomi të tëra. Çdo shkëndijë ka rëndësi. Një moment pakujdesie mund të shkaktojë një katastrofë. Mbi 90% e zjarreve në natyrë në rajon shkaktohen nga aktiviteti njerëzor. Ekosistemet natyrore marrin dekada për t’u rikuperuar pas shkatërrimit — disa nuk rikuperohen kurrë”, thuhet në postimin e Ministrisë së Bujqësisë.

Me zjarret nga pakujdesia aktualisht po përballen Shqipëria  dhe Mali i Zi.