Zjarr pranë banesave në Kardhiq - Gazeta Express
string(31) "zjarr-prane-banesave-ne-kardhiq"

Shqiperi

Gazeta Express

09/07/2025 18:05

Zjarr pranë banesave në Kardhiq

Shqiperi

Gazeta Express

09/07/2025 18:05

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një parcelë me barëra të thata në fshatin Kardhiq, duke rrezikuar banesat përreth.

Flakët u përhapën shpejt për shkak të erës së fortë, por ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur vënien e situatës nën kontroll.

Dy mjete zjarrfikëse dhe dy ekipe shpëtimi mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Janë djegur rreth 3 stremë me barëra të thata, ndërsa nuk raportohet për dëme të tjera materiale.