Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kukës, ende aktiv pas 24 orësh - Gazeta Express
string(69) "zjarr-ne-vendgrumbullimin-e-mbetjeve-ne-kukes-ende-aktiv-pas-24-oresh"

Shqiperi

Gazeta Express

24/06/2025 9:00

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kukës, ende aktiv pas 24 orësh

Shqiperi

Gazeta Express

24/06/2025 9:00

Prej më shumë se 24 orësh vijon zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në zonën e Myç-Mamëzit, pranë qytetit të Kukësit. Edhe pse tymi është zbehur, flakët nuk janë vënë ende nën kontroll.

Në terren po punojnë dy mjete zjarrfikëse me 10 efektivë, si dhe mjete të rënda të Bashkisë Kukës. Operacioni po përballet me vështirësi për shkak të terrenit dhe natyrës së mbetjeve.

Shkaku mbetet i paqartë, por hetimet paraprake nuk përjashtojnë zjarrvënie të qëllimshme. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të denoncojnë çdo rast të dyshimtë.