Zjarr në pyllin mes Patosit dhe Mallakastrës, ndërhyjnë Emergjencat dhe helikopteri - Gazeta Express
string(82) "zjarr-ne-pyllin-mes-patosit-dhe-mallakastres-nderhyjne-emergjencat-dhe-helikopteri"

Shqiperi

Gazeta Express

07/08/2025 21:08

Zjarr në pyllin mes Patosit dhe Mallakastrës, ndërhyjnë Emergjencat dhe helikopteri

Shqiperi

Gazeta Express

07/08/2025 21:08

Prej ditës së djeshme, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pylli me pisha, që shtrihet mes zonave të Lofkëndit dhe Drenies, në kufirin administrativ të bashkive Patos dhe Mallakastër.

Në terren ndodhen prej orëve të para të zjarrit forcat e Emergjencave Civile, shërbimet zjarrfikëse të dy bashkive, si dhe punonjës të tjerë të angazhuar në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët. Situata mbetet serioze, por ndërhyrja nga ajri me një helikopter ka dhënë ndihmë të konsiderueshme në izolimin e vatrave aktive.

Autoritetet theksojnë se po bëhet maksimumi për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve, me qëllim ruajtjen e kësaj pasurie natyrore me rëndësi për ekosistemin lokal.