Zjarr në pyjet e Gramshit - Gazeta Express
string(25) "zjarr-ne-pyjet-e-gramshit"

Zjarr në pyjet e Gramshit

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2022 21:54

Një zjarr i madh ka rënë në qytetin e Gramshit.

Rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme, në pyllin e vendit të quajtur Çekrez, 2km në dalje të qytetit, ka shpërthyer vatra e zjarrit.

Lexo Edhe:

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur forca zjarrfikëse e qytetit dhe pas 2 orësh flakët janë mundur të fiken.

Të favorizuara nga era, flakët janë përhapur shumë duke djegur rreth 12 pemë pisha dhe një sipërfaqe rreth 3 hektarë me pyje kullota.

Policia po punon për të zbuluar shkaqet e zjarrit.