Zjarr në pallatin 8-katësh në Tiranë, digjen 3 makina - Gazeta Express
string(52) "zjarr-ne-pallatin-8-katesh-ne-tirane-digjen-3-makina"

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2025 20:15

Zjarr në pallatin 8-katësh në Tiranë, digjen 3 makina

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2025 20:15

Një pallat 8 katësh është përfshirë në flakë në Komunën e Parisit në Tiranë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thotë se nuk ka më asnjë rrezik për banorët, ndërsa bëhet me dije se si pasojë e flakëve janë djegur tre makina të cilat ndodheshin në garazhin e pallatit.

Njoftimi:

Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës.

Janë djegur 3 automjete të parkuara, banorët janë evakuuar dhe situata nuk paraqet rrezik për njerëzit. Ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike.

Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave.

Advertisement
Advertisement
Advertisement