Zjarr në objektin e Administratës Komunale në Prizren, falënderohen zjarrfikësit dhe Policia për reagimin e shpejtë - Gazeta Express
string(114) "zjarr-ne-objektin-e-administrates-komunale-ne-prizren-falenderohen-zjarrfikesit-dhe-policia-per-reagimin-e-shpejte"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 23:33

Zjarr në objektin e Administratës Komunale në Prizren, falënderohen zjarrfikësit dhe Policia për reagimin e shpejtë

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 23:33

Komuna e Prizrenit ka shprehur publikisht falënderim për Njësinë e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës pas incidentit të ndodhur në objektin e Administratës Komunale, i cili është kapluar nga zjarri.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Emergjencave dhe Sigurisë, reagimi ka qenë i shpejtë, profesional dhe efikas, duke mundësuar që zjarri të vihet nën kontroll dhe të parandalohet përhapja e tij në hapësira të tjera të objektit.

“Ky reagim i koordinuar dëshmon përgatitjen dhe përkushtimin e institucioneve tona të sigurisë në mbrojtjen e jetës dhe pronës publike,” thuhet në reagimin e komunës.

Nuk është bërë e ditur shkaku i zjarrit dhe as nëse ka pasur të lënduar.