Zjarr në një shtëpi në Tetovë, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike - Gazeta Express
string(77) "zjarr-ne-nje-shtepi-ne-tetove-nje-pjese-e-qytetit-mbetet-pa-energji-elektrike"

Zjarr në një shtëpi në Tetovë, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Ballina

Gazeta Express

28/01/2022 21:10

Një zjarr ka shpërthyer pak pas orës 19:00 në lagjen Koltuk në Tetovë në një shtëpi në rrugën “Vukashin Simovski”.

Duke qenë se kjo lagje ndodhet në fillim të kodrës Baltepe, zjarr i madh shihej nga i gjithë qyteti.

Lexo Edhe:

Nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Tetovës kanë bërë të ditur se janë duke intervenuar për shuarjen e zjarrit dhe kanë dërguar katër makina zjarrfikëse.

Zjarri i madh është shuar, ndërsa një pjesë e qytetit ka ngelur pa energji elektrike.

Për momentin nuk ka të dhëna të tjera në lidhje me këtë zjarr.