Zjarr në një pallati në Tiranë, evakuohen banorët - Gazeta Express
string(48) "zjarr-ne-nje-pallati-ne-tirane-evakuohen-banoret"

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 17:02

Zjarr në një pallati në Tiranë, evakuohen banorët

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 17:02

Kati i fundit i një pallati në rrugën “Ali Visha” në Tiranë, është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Zjarri ka rënë në njërën prej banesave duke u përhapurt më tej në të gjithë katin. Të gjithë banorët janë evakuuar, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë bëhet me dije se zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.12.2022, në rrugën “Ali Visha”, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit J. T., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Gazeta Express