Një apartament në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë u përfshi nga flakët mesditën e kësaj të hëne.
Banorët e pallatit u evakuuan menjëherë dhe nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.
Shkak për rënien e zjarrit dyshohet se është bërë një shkëndijë te transformatori elektrik.