Zjarr në një ndërtesë në Tiranë: Evakuohen banorët, një grua dërgohet në spital nga asfiksia - Gazeta Express
string(90) "zjarr-ne-nje-ndertese-ne-tirane-evakuohen-banoret-nje-grua-dergohet-ne-spital-nga-asfiksia"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 8:09

Zjarr në një ndërtesë në Tiranë: Evakuohen banorët, një grua dërgohet në spital nga asfiksia

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 8:09

Një zjarr ka rënë pak pas mesnate në një pallat në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, në kompleksin rezidencial “Kadiu”.

Si pasojë e incidentit, një banore ka pësuar asfiksi nga tymi dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta bën me dije se flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa tymi i dendur është përhapur me shpejtësi në ambientet e pallatit, duke detyruar evakuimin e banorëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll, shkruan A2CNN.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e plota të zjarrit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement