string(31) "zjarr-ne-nje-banese-ne-tirane-4"

Shqiperi

Gazeta Express

27/09/2023 12:59

Zjarr në një banesë në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

27/09/2023 12:59

Policia bën me dije se sot në Tiranë, në një banesë  në rrugën “Altin Basha” ka rënë zjarr në një banesë.

Për pasojë, e zonja e shtëpisë, 85 vjeçe, pësoi dëmtime për shkak të flakëve dhe tashmë ndodhet në spital ku po merr trajtim mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.09.2023, rreth orës 11:45, në rrugën “Altin Basha”, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja S. Xh., 85 vjeçe, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.