Zjarr në banesë nga shkëndija elektrike, humb jetën 42-vjeçarja - Gazeta Express
string(62) "zjarr-ne-banese-nga-shkendija-elektrike-humb-jeten-42-vjecarja"

Shqiperi

Gazeta Express

02/10/2025 17:02

Zjarr në banesë nga shkëndija elektrike, humb jetën 42-vjeçarja

Shqiperi

Gazeta Express

02/10/2025 17:02

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të mërkurë në fshatin Shënavlash, pranë Durrësit, ku një grua 42-vjeçare humbi jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj.

Policia e Durrësit njoftoi se rreth orës 14:00 u raportua zjarr në banesën e K.M., e cila fatkeqësisht humbi jetën nga asfiksia nga tymi.Dyshohet se zjarri ka nisur për shkak të një shkëndije elektrike.Grupi hetimor është në vendngjarje, duke punuar për të zbuluar rrethanat dhe shkakun e ngjarjes.