Zjarr në banesë, digjet e moshuara - Gazeta Express
string(33) "zjarr-ne-banese-digjet-e-moshuara"

Zjarr në banesë, digjet e moshuara

Gazeta Express

15/01/2020 12:20

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë.

Një 83-vjeçare ka humbur jetën pasi banesa e saj u përfshi nga zjarri.

Lexo Edhe:

Viktima është identifikuar si Gastere Strati e cila jetonte e vetme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kallarat.

Pas flakëve të dala nga oxhaku, e moshuara nuk ka mundur të dalë nga banesa pasi ishte e paralizuar dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.