Zjarr në afërsi të nënstacioneve në Elbasan, rrezik në linjat e tensionit të lartë - Gazeta Express
string(81) "zjarr-ne-afersi-te-nenstacioneve-ne-elbasan-rrezik-ne-linjat-e-tensionit-te-larte"

Shqiperi

Gazeta Express

17/06/2025 14:00

Zjarr në afërsi të nënstacioneve në Elbasan, rrezik në linjat e tensionit të lartë

Shqiperi

Gazeta Express

17/06/2025 14:00

Një vatër zjarri u shfaq dhe u bë mjaft aktive mesditën e sotme pranë godinave të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) në Elbasan.

Zjarri u përhap në një zonë të afërt me linjat e tensionit të lartë 110 kV, 150 kV, 220 kV dhe 400 kV, si dhe me nënstacionet përkatëse, që përfshijnë pajisje dhe sisteme të rëndësishme për transmetimin e energjisë elektrike në vend.

Rrethanat e shpërthimit të zjarrit nuk janë ende të qarta, por sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një qark i shkurtër në rrjet mund të ketë qenë shkaku i mundshëm.

Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse me mjete të posaçme, flakët u izoluan dhe u shuan në kohë rekord, duke shmangur çdo dëm në nënstacione, linjat e transmetimit dhe njerëzit.

Autoritetet po hetojnë më tej për të zbuluar shkaqet e sakta të incidentit dhe për të vlerësuar masat parandaluese që nevojiten në të ardhmen.