Zjarr masiv në qendër të Glasgow, kaos në stacionin më të madh hekurudhor të Skocisë - Gazeta Express
string(83) "zjarr-masiv-ne-qender-te-glasgow-kaos-ne-stacionin-me-te-madh-hekurudhor-te-skocise"

Lajme

Gazeta Express

09/03/2026 10:39

Zjarr masiv në qendër të Glasgow, kaos në stacionin më të madh hekurudhor të Skocisë

Lajme

Gazeta Express

09/03/2026 10:39

Një zjarr i madh që shpërtheu në një ndërtesë pranë stacionit hekurudhor më të ngarkuar të Skocisë ka shkaktuar evakuime dhe ndërprerje të shumta të shërbimeve hekurudhore.

Flakët përfshinë një ndërtesë historike viktoriane pranë Glasgow Central Station të dielën pasdite, 8 mars, duke çuar në shembjen e pjesshme të saj pas disa orësh, ndërsa zjarri u përhap me shpejtësi.

Zjarri besohet të ketë nisur në një dyqan vape në Union Street, raporton BBC. Ndërtesa e njohur si “Union Corner”, e ndërtuar në vitin 1851, ndodhet në kryqëzimin e Union Street dhe Gordon Street dhe është më e vjetër se vetë stacioni, i cili u hap në vitin 1879.

Autoritetet njoftuan se të gjitha shërbimet hekurudhore në stacionin kryesor të qytetit do të anulohen. Sipas kompanisë National Rail, aktualisht nuk ka një afat të qartë se kur stacioni mund të rihapet.

Disa biznese që operonin në ndërtesë njoftuan se janë shkatërruar plotësisht. Kafeneja Sexy Coffee deklaroi në rrjetet sociale se lokali i tyre ishte “shkatërruar nga zjarri”, duke e quajtur situatën “zemërthyese” për stafin dhe klientët besnikë ndër vite.

Edhe pronarja e një salloni flokësh në të njëjtën ndërtesë konfirmoi se biznesi i saj është djegur plotësisht.

Ndërkohë, hoteli Voco Grand Central Hotel, i cili ndodhet në stacion, u evakuua dhe pushuesit u zhvendosën në një hotel tjetër në qytet.

Shërbimi skocez i zjarrfikësve Scottish Fire and Rescue Service u bëri thirrje qytetarëve të shmangin zonën, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve vazhdoi edhe në orët e para të mëngjesit.

Kryeministri i Skocisë, John Swinney, deklaroi se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga pamjet e zjarrit dhe u bëri thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e shërbimeve emergjente.

Sakaq, sipas autoriteteve deri tani nuk janë raportuar të lënduar, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë punën në vendngjarje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement