Zjarr masiv në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme - Gazeta Express
string(59) "zjarr-masiv-ne-kurbin-dyshohet-per-zjarrvenie-te-qellimshme"

Shqiperi

Gazeta Express

11/07/2025 19:00

Zjarr masiv në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Shqiperi

Gazeta Express

11/07/2025 19:00

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një masiv pyjor në fshatin Skuraj, në zonën malore të Kurbinit.

Flakët kanë nisur rreth një orë më parë dhe janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të ndihmuara edhe nga ekipet e Lezhës dhe Mirditës, të cilat po përpiqen të izolojnë përhapjen e zjarrit.

Për shkak të vështirësisë së terrenit dhe përmasave të flakëve, pritet që ndërhyrja të bëhet edhe nga ajri.