Zjarr i madh përfshiu shtëpinë e pleqve në Tuzla të Bosnjës, nëntë të vdekur - Gazeta Express
string(75) "zjarr-i-madh-perfshiu-shtepine-e-pleqve-ne-tuzla-te-bosnjes-nente-te-vdekur"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 7:06

Zjarr i madh përfshiu shtëpinë e pleqve në Tuzla të Bosnjës, nëntë të vdekur

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 7:06

Nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas në një zjarr të madh që ka përfshirë një shtëpi pleqsh në Tuzla të Bosnjës, raporton Vijesti.ba.

Nga Qendra Klinike Universitare e Tuzlës është bërë e ditur se pesë pacientë janë shtruar në dy klinika si pasojë e helmimit me monoksid karboni, prej të cilëve dy ndodhen në njësinë e kujdesit intensiv.

Siç raportojnë mediat boshnjake, ^shtë thirrur mbledhje e jashtëzakonshme e kolegjiumit të Këshillit të Qytetit të Tuzlës, në kompetencë të të cilit është Shtëpia e Pensionistëve.

Zjarri ka shpërthyer pak para orës 21:00 në një nga katet e sipërme të ndërtesës.