Zjarr i madh në Lezhë, rrezikohen banesa dhe një restorant dasmash - Gazeta Express
string(65) "zjarr-i-madh-ne-lezhe-rrezikohen-banesa-dhe-nje-restorant-dasmash"

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 14:09

Zjarr i madh në Lezhë, rrezikohen banesa dhe një restorant dasmash

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 14:09

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të martë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë zonës së banuar, në anë të superstradës Lezhë–Milot.

Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar disa banesa, si dhe një restorant dasmash që ndodhet pranë zonës.

Forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e zjarrit, por për momentin flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën për të frenuar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.