string(80) "zjari-te-sarajet-kush-jane-15-pronaret-dhe-lufta-e-vertete-per-1500-metra-truall"

Shqiperi

Gazeta Express

17/08/2021 11:07

Zjari te “Sarajet”, kush janë 15 pronarët dhe lufta e vërtetë për 1500 metra truall

Shqiperi

Gazeta Express

17/08/2021 11:07

Trashëgimtarja e drejtpërdrejtë e “Sarajeve”, ndërtesës që iu vu flaka mbrëmë natën është Odeta Nishani, bashkëshortja e ish-presidentit Bujar Nishani, një prej eksponentëve kryesore të Partisë Demokratike. Odeta është vajza e Ali Kosovës, djali i Mustafa Kosovës, i cili e ka zotëruar këtë pronë deri në vitin 1947.

Ali Kosova e ka fituar pronën përmes një vendimi gjykate të vitit 1999, i cili kundërshton një vendim të mëparshëm të kthimit të pronave që njihte pronarë vetëm familjen Kazazi. Pas këtij vendimi prona është ndarë në dy pjesë mes familjes Kosova dhe Kazazi.

Në media ka dal edhe lista e plotë të 15 pronarëve të kësaj prone në mes të Tiranës, ku është dhe emri i Ali Kosovës.

Në dokumentin e pronësisë janë emrat; Myzafer Kosova, Ali Kosova, Shqipe Kosova, Ermira Kosova, Sokol Kosova, Skënder Kosova, Hulus Kosova, Asim Zajmi, Artan Zajmi, Ljana Hoxhalli, Fatbardh Kazazi, Jusuf Kazazi, Kemal Pashallari, Flutura Llapaj, Ismihan Pirgu.

Ndërkohë Bashkia Tiranë kishte marrë një vendim për të shpronësuar pronarët që të hapë rrugën rikonstruktimit të ndërtesës në mënyrë që të bëjë një atraksion turistik në qendër të qytetit.

Por mesa duket lufta për këtë ndërtesë nuk bëhet vetëm për ndërtesën në vetvete, pasi ajo është një pronë me një 1500 metra rrotull dhe kjo është një tokë me vlerë shumë të lartë në qendër të kryeqytetit.

Sipas regjistrave hipotekare, prona kufizohet nga veriu me rrugën Abdi Toptani (dikur Alqi Kondi), që është rruga që kalon para “Torre Drinit”, nga jugu nga ish – “Kinema Kosova”, nga lindja nga rruga “Hiqmet Dervishi”, në një gjerësi prej 34 m, nga perëndimi nga rruga “Pashë Toptani”.

Sipas gentplanit, brenda pronës si pasuri kryesore gjendet “Bar Restorant Sarajet” dhe një sipërfaqe trualli rreth 1500 metra, që sipas përshkrimit hipotekar i bie të dalë në pjesën fundore të rrugicës para ish godinës së PD-së. Vërtetimi hipotekar i lëshuar në vitin 2000 pas përfundimit të proceseve gjyqësore, vërteton se Ali Kosova është një nga trashëgimtarët e kësaj prone. Prona ka numër 1/65 dhe përshkruhet shtëpia me dy kate, një ndërtesë dykatëshe në fund të truallit, një sallë mbledhjesh dhe një garazh.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se tentativa për djegien e ndërtesës është e njëjtë me stilin që u përdor për prishjen e shkollës “Kosova”, e cila u rindërtua më e madhe më pas, në po të njëjtin vend. “Dje, nën stilin e Shkollës Kosova, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme, që pronarët të ndalojnë shpronësimin. Por zjarrvënësit e vërtetë janë porositësit – edhe për këta nuk do ketë mëshirë. Politikanë që ditën merakosen për lodrat, e natën i vënë zjarrin qytetit!”, shkroi Veliaj.