“Zihu-pajtohu…” - E pyesin për Loredanën, Jozi ‘ngacmon’ fansat me përgjigjen - Gazeta Express
string(69) "zihu-pajtohu-e-pyesin-per-loredanen-jozi-ngacmon-fansat-me-pergjigjen"

Yjet

Gazeta Express

30/06/2025 19:30

“Zihu-pajtohu…” – E pyesin për Loredanën, Jozi ‘ngacmon’ fansat me përgjigjen

Yjet

Gazeta Express

30/06/2025 19:30

Pyetjet për këngëtarin kanë qenë të shumta dhe të ndryshme, nga jeta private tek ajo profesionale

Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Joz Marku, ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në “Instagram”.

Pyetjet për këngëtarin kanë qenë të shumta dhe të ndryshme, nga jeta private tek ajo profesionale. E sigurisht që ndjekësit kanë qenë kuriozë që të dinë edhe rreth raportit të tij me ish-banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Dikush i ka shkruar shkurt ‘arroje’, duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur. Kjo fjalë është përdorur nga Loredana Brati, me të cilin Jozi nisi një romancë brenda shtëpisë së BBV 4, e fansat duan të dinë se çfarë po ndodh me ata të dy jashtë.

“Se arroj jo”, është përgjigjur shumë shkurt edhe Jozi. 

Ndërsa i pyetur: “Po me Loredanën si asgjë s’po marrim vesh ça bëhet”, këngëtari ka kthyer një përgjigje që ka ngritur dyshime për marrëdhënien e tyre.

“Vlla çiftet i kalojnë do faza, zihu-pajtohu-zihu-pajtohu. Ndryshe s’ka kuptim”, ka shkruar Jozi në “Instastory”, duke mos zbuluar nëse janë apo jo bashkë.