Zidane zemërohet në konferencë për media rreth kontratës së Ramosit - Gazeta Express
string(67) "zidane-zemerohet-ne-konference-per-media-rreth-kontrates-se-ramosit"

Futboll

Gazeta Express

28/02/2021 17:38

Zidane zemërohet në konferencë për media rreth kontratës së Ramosit

Futboll

Gazeta Express

28/02/2021 17:38

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është ngopur me pyetje rreth të ardhmes së kapitenit të skuadrës, Sergio Ramos.

Çështja e kontratës së Ramos është njëra prej temave më të përfolura në Real Madrid, pasi spanjolli nuk është afër arritjes së marrëveshjes me klubin për ujdinë që i mbaron më 30 qershor, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri Zidane është pyetur vazhdimisht për këtë çështje, përfshirë edhe këtë të diele në një konferencë për media.

“Ju gjithmonë më pyesni për të njëjtën gjë, mahnitëse”, u përgjigj Zidane kur u pyet për Ramosin.

“Po e përsëris, dua ta zgjidhë këtë çështje. Por ne e kemi një ndeshje nesër dhe po mendojmë për këtë ndeshje”, shtoi ai.

Zidane ishte i mllefosur duke e dhënë përgjigjen për këtë. Është e qartë se ai dëshiron që kapiteni i tij të mbahet në skuadër, por është diçka që nuk varet vetëm nga njëra palë.

Është një çështje mes lojtarit dhe klubit edhe pse trajneri shpreson se do të zgjidhet sa më shpejt që është e mundur. /Gazeta Express/