Zidane për vdekjen e Kobe Bryant: “Lajm i tmerrshëm” - Gazeta Express
string(49) "zidane-per-vdekjen-e-kobe-bryant-lajm-i-tmerrshem"

Gazeta Express

26/01/2020 23:50

Zidane për vdekjen e Kobe Bryant: “Lajm i tmerrshëm”

Gazeta Express

26/01/2020 23:50

Reagimet janë nga më të ndryshmet për vdekjen e legjendës së NBA, Kobe Bryant.

I fundit që ka folur për këtë është Zinedine Zidane, menjëherë pasi Real Madriid i tij mori tri pikë të arta në La Liga, duke triumfuar 1-0 në udhëtim te Real Valladolidi.

Lexo Edhe:

“Është lajm i tmerrshëm që prek gjithë botën, të gjithë neve. Jemi shumë keq”, u shpreh Zizu.

Një aksident fatal me helikopterin e tij privat, i ka marrë jetën në mënyrë tragjike në moshën 41-vjeçare ish basketbollistit legjendar amerikan, Kobe Bryant.

Ai ishte duke udhëtuar bashkë me disa miq të tij, dhe vajzën e tij kur helikopteri u rrëzua rreth 40 milje në veri-perëndim të Los Angelesit, ndërsa autoritetet vendase konfirmuan se në bord ishin 5 persona, asnjëri prej të cilëve nuk ia doli të mbijetojë.

Bryant vdiq në atë aksident bashkë me vajzën, Giannan dhe tre persona tjerë. /Gazeta Express/