Zidane, para shortit të Ligës së Kampionëve: Ne do ta eliminojmë Liverpoolin - Gazeta Express
string(74) "zidane-para-shortit-te-liges-se-kampioneve-ne-do-ta-eliminojme-liverpoolin"

Zidane, para shortit të Ligës së Kampionëve: Ne do ta eliminojmë Liverpoolin

Gazeta Express

12/12/2019 9:15

Zinedine Zidane u tall me gazetarët duke thënë se skuadra e Real Madridit s’do ta kishte aspak problem ta mposhte kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve, Liverpoolin, në fazën e 1/8 të finales.

Gjiganti i La Ligës e kishte siguruar kualifikimin në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve para fitores me rezultat 3:1 kundër Club Brugge të mërkurën dhe tani vëmendja do të kalojë te shorti për rundin e radhës, që do të mbahet të hënën, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Real Madridi e mbylli fazën e grupeve në pozitën e dytë të Grupit A, pesë pikë prapa Paris Saint-Germainit, që do të thotë se shorti do t’i radhitë madrilenët kundër fituesit të një grupit tjetër, ndër të cilët është edhe lideri i Premierligës, Liverpool.

Kur u pyet se a është skuadra e Jurgen Kloppit ekipi për t’u mposhtur në Ligën e Kampionëve, Zidane buzëqeshi dhe tha: “Nëse ne do të luajmë kundër Liverpoolit, do t’i eliminojmë ata”.

Pastaj, me buzëqeshjen e larguar nga fytyra, Zidane shtoi: “Nuk mund të bëjmë asgjë për shortin”.

“Jemi të lumtur me fitoren dhe me mënyrën se si luajtëm. Ne kemi pasur vështirësi në lojën tonë që kur jemi duke luajtur me pesë mbrojtës dhe sot skuadra luajti me katër. U deshën 10-15 minuta për t’u përshtatur, por pjesa e dytë ishte më e mirë në çdo aspekt”. /Gazeta Express/