Zidane nervozohet pasi pyetet për Bale - Gazeta Express
string(38) "zidane-nervozohet-pasi-pyetet-per-bale"

Zidane nervozohet pasi pyetet për Bale

Gazeta Express

15/07/2020 19:28

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është ngopur me pyetje rreth Gareth Bale, i cili vazhdon të mbetet në stol, pasi u zemërua me pyetjet e gazetarëve rreth anësorit uellsian.

Bale ka qenë në qendër të vëmendjes edhe pse në sol, për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës. Në njërën prej ndeshje të Madridit, ai u duk sikur po dremiste i shtrirë në bankë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Zidane u zemërua kur një gazetar e pyeti në konferencë për media rreth sjelljeve të uellsianit jashtë fushës.

“O Zot, çfarë pyetje… çfarë përgjigje mund të të jap? Kurrfarë”, tha Zidane i nevrikosur.

“Ne po mendojmë për ndeshjen e nesërme dhe Gareth po mendon për të njëjtën gjë, për ndeshjen e nesërme. Ai është njëri prej nesh”, shtoi ai.

“Ju po përpiqeni t’i ndizni gjakrat mes nesh, por nuk do t’ju lejojmë. Gjithmonë ma bëni pyetjen e njëjtë”, nënvizoi ai.  /Gazeta Express/