Zidane: Mbappe është lojtar i PSG-së


Gazeta Express
14 Dhjetor 2019 22:29

Zidane nuk dëshiron të komentojë situatën e Mbappen

Javë më parë ishte në qendër të vëmendjes pasi tha “e dua Mbappen”, por Zinedine Zidane tani ka heshtur, pas reagimeve të shumta herën e kaluar.

Ai është pyetur përsëri për transferimin e Kylian Mbappe në “Santiago Bernabeu” dhe situatën e francezit me trajnerin, Thomas Tuchel.

“Ai është lojtar i PSG-së, s’do të komentoj gjëra që ndodhin atje. Kjo do të tregonte mungesë respekti. Për të tjerat, njerëzit janë të vetëdijshëm se e njoh mirë Mbappen, por më duhet të tregoj respekt”, u shpreh Zizu. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart