Zidane: Ky është Real Madridi, kurrë s’dorëzohemi - Gazeta Express

Instant

Gazeta Express

15/12/2019 23:29

Zidane: Ky është Real Madridi, kurrë s’dorëzohemi

Instant

Gazeta Express

15/12/2019 23:29

Zizu është shprehur shumë i lumtur me pikën e marrë në Mestalla

Real Madridi i ka shpëtuar humbjes në ‘Mestalla’ në minutën e 95-të të takimit, duke barazuar rezultatin kundër Valencias për të marrë një pikë të artë tre ditë para ‘El Clasicos’, raporton Gazeta Express.

Los Blancos ishin duke u mposhtur 1-0 nga Valencia deri në minutën e 94-tër, kishte shënuar Carlos Soler në min e 78-të.

Kur u mendua se gjithçka po kryhet 1-0, pas një harkimi nga këndi në minutën e 95-të, edhe Thibaut Courtois doli në sulm dhe për shkak të gjatësisë së tij, e goditi topin me kokë duke detyruar portierin kundërshtar që ta mos intervenojë siç duhet dhe e ktheu në zonë.

Aty, pas kthimit të topit në zonë, nga tollovia e krijuar, përfitoi Karim Benzema që e dërgoi në rrjet për të barazuar rezultatin në fund dhe për t’ia siguruar një pikë Realit në fund të takimit që në ‘Camp Nou’ shkon me kokën lart për t’u përballur me Barcelonën.

“Ky është Real Madridi, nuk dorëzohet kurrë, vazhduam të luftojmë për të nxjerr diçka në këtë ndeshje dhe në fund ia dolëm”, deklaroi Zizu

“Mendoj se sot merituam pak më shumë nga Valencia”.

“Casemiro në stol? Ka luajtur shumë ndeshje dhe ishte koha për ta pushuar, Toni Kroos, Modric e Valverde bën lojë të mirë”.

 “Pse vendoset ta pushonit bash para El Clasicos, për shkak të kartonit? Casi ka luajtur 21 ndeshje apo, kështu që ka pasur nevojë të pushojë. Ne kemi menduar vetëm për ndeshjen e sotme”. /Gazeta Express/