Zidane ka vendosur ta kthejë Hakimin, e konfirmon agjenti i lojtarit - Gazeta Express
string(67) "zidane-ka-vendosur-ta-ktheje-hakimin-e-konfirmon-agjenti-i-lojtarit"

Gazeta Express

22/05/2020 23:50

Zidane ka vendosur ta kthejë Hakimin, e konfirmon agjenti i lojtarit

Gazeta Express

22/05/2020 23:50

Achraf Hakimi do të rikthehet në Madrid gjatë verës.

Lajmin e ka konfirmuar agjenti i mbrojtësit të djathtë, që dy vitet e fundit ka qenë i huazuar në Gjermani te Borussia Dortmund.

Lexo Edhe:

Për dy vite në Bundesliga, Hakimi është rritur shumë si lojtar dhe Zinedine Zidane është duke menduar që t’ia bëjë një vend në ekip.

Ende nuk është vendosur përfundimisht se cfarë do të ndodhë, por sipas agjentit të lojtarit, Achraf do të kthehet në Madrid kur të përfundojë sezoni në Gjermani.

“Nuk ka far oferte, do të kthehemi në Madrid”, tha agjenti Alejandro Camano për Mundo Deportivo.

Chelsea, Tottenham, Arsenal, Juventus dhe Bayern Munich janë të interesuar për Hakimin, por Zizu do ta kthejë fillimisht në Madrid dhe më pas do të vendosin se cfarë të bëjnë, për shkak se ka shumë lojtar në atë pozicion, Dani Carvajal, Nacho Fernandez dhe Alvaro Odriozola.

Sa i përket lojtarit, ai vazhdimisht ka përsëritur se ëndrra e tij është të ketë një karrierë të suksesshme me fanellën e Los Blancos. /Gazeta Express/